FOTO+VIDEO/ Ups! Koincidenca e ‘Range Rover-ave’? Në Durrës dhe Kurbin kapen dy tipa me drogë dhe armë. Njëri ishte nisur për…  

Policia e Shtetit dhe forcat Operacionale, duket se u janë “qepur” këto ditë makinave “të egra”…

Vetëm sot në dy aksione të ndryshme, por që të përbashkët kanë pasur autoveturat luksoze 4×4 “Range Rover”, kanë gjetur “çuditërisht” armë dhe drogë.

Madje në njërin prej dy aksioneve, atë të ndodhur në Kurbin ndaj një laçiani, policia pretendon se ka shmangur një vrasje, pasi autori i kapur në flagrancë mendohet të ishte nisur për të bërë një krim.

Screenshot 6

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme 27-vjeçarin Armando Marashi, një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe me precedentë kriminale të mëparshme.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një palë targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar “cannabis sativa”, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Featured image of article: Ishte nisur për VRASJE! Iu gjet kallashnikov, drogë, doreza e targa të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Marashi, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, sot Forcat Operacionale të Durrësit kanë shtrirë në asfalt një tjetër të ri po me “Range Rover” pasi e kanë kapur në flagrancë me një armë pa leje, tip pistoletë.

No photo description available.

Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës, është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Durrës, për shkak se është kapur me armë pa leje.

Mësohet se shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manzë-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën Enger Muça po qarkullonte.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *