FOTO+VIDEO/ Tronditet Bagdadi, atentat me dron ndaj kryeministrit të Irakut, gjashtë të plagosur  

Dronët po e rrisin përdorimin dhe mënyrën se si dhe ku po përdoren në vende të ndryshme të botës.

Por mbrëmjen duke u gdhirë e diela, gjashtë persona janë plagosur gjatë atentatit me dron eksploziv ndaj kryeministrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi në rezidencë.

Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mirë llogaritur.

Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Images from inside the Iraqi Prime Minister's home showed rubble scattered across the residence

Al-Kadhimi ndodhet në pushtet që prej majit të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut.

Sidoqoftë, përpos një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Twitter ku fton qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut, nuk kishte një reagim apo një hetim të menjëhershëm të autoriteteve duke pasur parasysh zonën e mbipopulluar ku u bë sulmi.

The PM's residence in Baghdad's heavily-fortified Green Zone was targeted by a drone laden with explosives

Sulmet vijnë pas disa protestave të njëpasnjëshme kundrejt lëvizjes së kryeministrit, demostrata të cilat janë kryer pranë ‘Zonës së Gjelbër’.

Protestuesit kanë qenë kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata akuzuan se kishte parregullsi në votime. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.

A damaged SUV vehicle parked in the garage of the Iraqi Prime Minister's home

“Unë kam qenë dhe jam ende një projekt shpengimi për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t’i dekurajojnë besimtarët dhe nuk do të lëkundet asnjë fije floku në qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e popullit, për të arritur të drejtën dhe për të vendosur ligjin.

Prime Minister Mustafa Al-Kadhimi said he was unhurt and called for 'calm and restraint' today

Jam mirë, lavdërimi i qoftë Zotit, në mesin e popullit tim dhe bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut”,- shkruan al-Kadhimi. SHBA dënoi sulmin, duke e quajtur atë një “akt terrorizmi”.

“Jemi të lehtësuar kur mësuam se kryeministri ishte i padëmtuar. Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, kishte për qëllim zemrën e shtetit irakian”,- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price .

Images showed bricks and rubble strewn across the floor in the aftermath of the attack on the Iraqi PM's home which is under investigation

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë që kanë për detyrë të mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm”,- shkruhet në postimin në Twitter të kryeministrit.


Security sources said remains of a small explosive-laden drone used in the attack were also retrieved

Residents of Baghdad heard the sound of an explosion followed by heavy gunfire from the direction of the Green Zone

An image released by the Iraqi Prime Minister's office shows the damage caused by the drone attack

Bricks and pieces of wood lay strewn across the floor in the aftermath of the drone attack on Sunday

Mr Al-Kadhimi survived an assassination attempt after his Baghdad home, pictured was targeted by a drone laden with explosives

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *