Foto/ Shpërthen vullkani në Japoni, ekipet e shpëtimit në kërkim të ndonjë viktime

Mali Aso i Japonisë ka shpërthyer, duke hedhur në ajër një shtëllungë me gaz të nxehtë, hiri dhe shkëmbinjë në një lartësi prej 3.500 metrash,  njoftoi Shërbimi Meteorologjik Japonez

Vullkani, i vendosur në ishullin jugor të Kyushu, është një nga pikat turistike më të njohura. Ai shpërtheu në orën 11.43 të së mërkurës, ndërsa dhjetëra autobusë dhe makina turistike ishin parkuar në vend.

Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, apo dëme materiale, por ekipet e shpëtimit thonë se ata janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar nëse ndonjë alpinist ka mbetur i bllokuar nga përrenjtë e hirit që zbritën në anët e vullkanit.

Ndërkaq, Shërbimi Meteorologjik Japonez ngriti nivelin e alarmit në nivelin tre nga pesë, duke këshilluar qytetarët të mos i afrohen malit.

Shërbimi Meteorologjik paralajmëroi se mund të ketë shkëmbinj dhe prurje ‘piroklastike’ brenda një rrezeje prej 1 km nga Krateri Nakadake.

Rënia e hirit vullkanik nga mali Aso, i cili arrin 1.592 metra, në prefekturën Kumamoto, pritet të vazhdojë deri pasdite, vuri në dukje shërbimi.

Në vitin 2019, pati gjithashtu një shpërthim të vogël vullkanik në malin Aso.

Në shtator 2014, një shpërthim vullkanik në malin Odake mori jetën e 63 njerëzve. Ishte tragjedia më vdekjeprurëse e shkaktuar nga një shpërthim vullkanik në Japoni në gati 90 vjet.

/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *