FOTO/ “Ilaç për sytë tuaj”, Enca “tërbon” fansat me videot e fundit në Instagram

Këngëtarja e njohur Enca, edhe pse ka “harruar” të nxjerrë hite të reja, nuk ka harruar të udhëtojë dhe të postojë foto e video të nxehtë nëpër vendet më luksoze të botës.

Teksa në Shqipëri ende mbizotëron një mot i ftohte dhe herë pas here me reshje shiu, Enca ka nisur të shijojë rrezet e diellit dhe plazhin nëpër vendet e ngrohta.

Së fundmi këngëtarja ka postuar disa video me bikoni dhe padyshim nxjerr në pah mësë miri linjat e saj bombastike.

Në një video ku shfaqet duke pirë diçka, ajo pyet fansat: “Kush do pak?”, e me siguri në DM mund t’i kenë shkuar shumë mesazhe nga ndjekësit e saj.

Ndërsa në një tjetër imazh Enca shkruan: “Duke jetuar në verë 24/7” dhe më pas e mbyll me një video po seksi dhe shkruan: “Ilaç për sytë tuaj”.

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *