FOTO/ Babain ia ekzekutuan në vitin ’96, e reja shqiptare gjendet e masakruar në sy të dy fëmijëve të mitur në Florida, SHBA

Kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara ku kishte nisur një jetë të re dhe ishte bërë nënë, pikërisht për të harruar jetën e kobshme në Shqipëri, por nuk qe e thënë…

E raja shqiptare Joana Peca, vetëm 27 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të mitur, nuk ka mundur që ta shijojë gjithë jetën e saj pasi dje në mbrëmje ajo është gjetur e masakruar brenda një autoveture në prani edhe të dy fëmijëve të saj.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj, pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” në Shën Petersburg, Florida, rreth orës 17:30 të së shtunës.

29779661 F4da 4b57 9def 48f0af571947

Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil, ka pohuar për mediat amerikane se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 17:30 pasdite të së shtunës, ku thuhej se një person ishte qëlluar.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se, gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar.

foto galeri

“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre”,- tha e prekur oficerja e policisë.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve, që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.

foto galeri

E reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

Deri tani, nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ndodhur krimi në fjalë, ndërkohë që policia amerikane po heton mbi këtë krim të rëndë.

Woman found dead in a car near Woodlawn Memorial Gardens in St Petersburg

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *