FOTO/ Po lëvizte me motor, përplaset nga makina aktori i njohur! Gaz Paja i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, dalin pamjet

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Kavajës ku është përfshirë aktori i njohur Gaz Paja. Policia bën me dije se Gaz Paja po udhëtonte me motorin e tij në zonën e ish-Parkut të Autobusëve kur është përplasur nga një automjet.

‘Blutë’ bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur  paraditen e sotme në orën 11:08, ku si pasojë e përplasjes aktori është plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën!

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Nga pamjet e mëposhtme shihet Paja teksa i gjakosur qëndron në rrugë dhe ndihmohet nga kalimtarët e rastit.

 Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *