FOTO/ A është Cristiano Ronaldo lojtari më i mire i të gjitha kohërave i Kampionatit Europian?

Në një kohë që Cristiano Ronaldo po e çon Portugalinë në një përballje me Hungarinë në ndeshjen e tyre të hapjes së Euro 2020, që do të mbahet në 15 qershor, futbollisti po bëhet gati të rishkruajë rekordet e tij.

36-vjeçari, i cili ndihmoi vendin e tij të merrte titullin në vitin 2016, është shumë pranë titullit si lojtari më i talentuar i të gjitha kohërave i ‘Euro-s’. Ronaldo ka luajtur më shumë ndeshje se kushdo tjetër në historinë e turnet, ka shënuar më shumë gola në kualifikime se kushdo tjetër dhe ai konsiderohet si shënuesi kryesor në finalet e Kampionatit Evropian.

Por, cilat janë rekordet e reja që Ronaldo mund të thyejë?

Ronaldo është shënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Evropian me nëntë gola, në 21 ndeshje të luajtura në 4 turne të ndryshëm. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar katër gola në Europian. Ronaldo e ndan këtë rekord me Michel Platini, i cili shënoi nëntë herë për Francën në pesë ndeshje në Europian në vitin 1984, por kurrë nuk luajti në një tjetër. Ronaldo shënoi dy herë në vitin 2004, një herë në vitin 2008 dhe tre herë në 2012 dhe 2016, duke u bërë kështu i vetmi futbollist që shënoi tre gola në dy turne të Europianit.

How Cristiano Ronaldo and Michel Platini scored their nine European Championship goals

Gjashtë nga golat e Ronaldos kanë qenë në fazat e grupeve, një në çerekfinalen e Euro 2012 kundër Republikës Çeke dhe dy gola në gjysmëfinale, kundër Hollandës në 2004 dhe Uellsit në 2016.

Talenti portugez është gjithashtu golashënuesi më i mirë kualifikues i Kampionatit Europian. Ai është një nga 44 lojtarët që do të marrë pjesë në dy finale të Kampionatit Evropian – në 2004 dhe 2016. Askush nuk ka luajtur kurrë në tre. Vetëm Ronaldo dhe Bastian Schweinsteiger kanë luajtur në tre gjysmëfinale.

Most shots in Euros since 1980: Cristiano Ronaldo 122, Thierry Henry 52, Zinedine Zidane 48, Dennis Bergkamp 48, Zlatan Ibrahimovic 42

Futbollisti i talentuar ka luajtur në 21 ndeshje në finale, tre më shumë se Schweinsteiger i Gjermanisë dhe katër më shumë se legjenda e Italisë Gianluigi Buffon. Ronaldo gjithashtu kryeson në minutat e luajtura (1,795).

Përveç faktit që u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në turne dhe lojtari i parë që u paraqit në pesë finale, Ronaldo mund të mposhtë disa rekorde të tjera në Euro 2020./Përshtati:Priza.al/Burimi:BBC

Portugal celebrate

Cristiano Ronaldo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *