Formacionet zyrtare, Senegali dhe Hollanda me mungesa të mëdha

Senegali dhe Hollanda do të përballen me njëra tjetrën në orën 17.00, në kuadër të Botërorit të Katarit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku të dyja skuadrat vijnë me mungesa të mëdha.

Ashtu siç dihej, senegalezët nuk kanë Sadio Mane dhe trajnerit Cisse i është dashur të bëjë përzgjedhje të tjera në repartin ofensiv.

Në krahun tjetër, hollandezët nuk mund të llogarisin në shërbimet e Memphis Depay, të paktën për këtë takim. Më poshtë keni titullarët:

Senegal (4-3-3): E. Mendy; Sabaly, Koulibaly, P. Cissé, Diallo; I. Gueye, Kouyate, N. Mendy; Diatta, Dia, I. Sarr.

Hollanda (3-4-1-2): Noppert; De Ligt, Van Dijk, Aké; Dumfries, Berghuis, De Jong, Blind; Gakpo; Janssen, Bergwijn.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *