Flor Gjini ironizon Erjona Rusin: Mu duk si Luana Vjollca

Së fundmi, moderatori i njohur Flori Gjini ishte i ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, i cili ka zbuluar arsyet e vërteta të largimit të tij nga media.

“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë, te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrejtë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”– u shpreh moderator.

Sa i përket bashkëprezantueses së tij në ‘Shqipëria Live’, Erjona Rusit, Flori bëri deklara të forta rreth saj i cili u shpreh se:

Nuk jam këshilluar me Erjonën sepse unë dhe ajo kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë. Po merresha me ‘Pushime On Top’, kur erdhi momenti që të diskutonim për ‘Shqipëria Live’, ishin bërë mbledhje pa dijeninë time. Erjona kishte folur pa doreza, për ta drejtuar vetë emisionin. Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri. Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *