Flet ish-menaxheri i Fifit: Ajo ka vërtetë probleme shëndetësore, nuk po shtiret

Fifi për arsye shëndetësore vendosi të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe kjo u komentua jo vetëm nga banorët brenda shtëpisë, por edhe nga njerëzit qëe njohin Fifin nga afër.

Një prej tyre është Xhulian Shabani, ish-menaxheri i këngëtares, i cili e njeh prej vitesh Fifin dhe ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar ajo për të arritur këtu ku është sot.

Në një postim në Facebook Shabani ka treguar se gjendjen e saj shëndetësore ai e njeh mire dhe thekson se situate e saj nuk është bllof apo skenar. Në fund të postimit të tij ai shkruan se Fifi do “fitojë çdo luftë”, pasi ajo mundet dhe gjithë njerëzit që e duan do i ketë gjithmonë afër.

“Për të gjithë ata që nuk e dinë, nuk e kam përdorur asnjëhere ndonjë ndihmë që kame bërë për ndokend, që të ngriti mbi reputacion e të tjerëve në atë personal apo të përmbushi egon time por si shenjë përkrahje për Fifin dua të tregoj që Filloreta Raçi karrieren e sajë profesionale e filloi në 2014-tën #JukeboxGroup – Shkup, produksion i krijuar nga unë dhe Veton Vejseli, shoku im i mirë. Fifi ishte personi që kishte mundësi të përballoj shumë luftra dhe ambicje njëkohësisht t’i fitoj. Problemet e saja shëndetësore, të përkohshme i njoh shumë mire, nuk janë as bllofe e as pjesë e skenarit. Ajo êshtë një vajz që udhëtoj nga Prishtina për në Shkup çdo ditë që të krijoj atë që ndjente, ëndërronte. Me ndihmën tonë arriti që të dalë para publikut, thyem shumë barriera dhe emisioni tek Arian Çani, ku titulluam emisionin “Vaçe Zela e ardhme shqiptare” arriti të përfitoj zemrat e shumë shqiptarëve dhe produksioneve. Edhe pse #JukeboxGroup ndaloi funksionuari për shkak trazirave politike në RVM, ne si produksion e propozuam që të vazhdoje karieren në produksion tjetër edhe pse ne luftën me vendin ku filluam karierat e humbëm Fifi luftën e vazhdoi nga Shqipëria. Fifi do ta fitoj çdo luftë sepse mundet dhe din! Neve do na ketë afër çdo herë që të duhet! –shkruan Xhuliano në postim.

Fifi nuk ka bërë lojë aty/ Flet ish-menaxheri i saj: Ajo ka kohë që ka vuajtur nga të tilla probleme

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *