Fjoralba Ponari tregon arsyet përse nuk po mendon të ketë një fëmijë së shpejti

Fjoralba Ponari është një nga vajzat më të dashura të ekranit për publikun, teksa sezoni i ri e gjen sërish në prezantimin e ‘Portokalli”, por edhe me një tjetër projekt, larg televizionit, për të cilin moderatorja nuk ka dhënë ende detaje. Po ashtu, edhe pse në fillimet e saj Fjoralba jepte pak ose aspak detaje nga jeta personale, me kalimin e kohës ka prezantuar me ndjekësit dhe fansat partnerin e saj, Francin. Moderatorja ka ndarë plot momente që ata kalojnë bashkë, po ashtu duke na treguar edhe planet e saj për të ardhmen, gjithmonë duke qenë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë.

Së fundmi, Ponari është pyetur nga një ndjekëse në Instagram, nëse po planifikon të bëjë një bebe së shpejti. Fjoralba u përgjigj duke thënë se: “E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”

Pra sic thamë, gjithmonë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë dhe sigurisht, presim një “po” nga Fjoralba kurdo që të jetë gati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *