Financimet ruse në PD, Berisha: Akuzë e rëndë, Basha duhet të bëjë transparencë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur për Lulzim Bashën dhe financimin nga rusët.

Berisha u shpreh se deputeti i PD, Basha duhet të bëjë transparencë mbi këtë çështje pasi kjo është një akuzë shumë e rëndë.

“I vetmi koment që kam unë për Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Unë nuk kam komunikuar, por komisioni i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë akte akuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Nuk ka hyrë dhe ka dalë nga arka e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë.

Me Bashën kam vetëm këtë problem. Sa kohë ai është anëtar i PD dhe deputet i PD ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *