Fejohen Adele dhe Rich Paul, zbulohet plani i tyre për martesë

Këngëtarja e njohur me famë botërore Adele dhe agjenti sportiv amerikan Rich Paul janë fejuar. Sipas ‘DailyMail‘ çifti po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë publike lidhjen e tyre. Në daljen e fundit, Adele u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës. Krijuesja e hitit “Easy On Me” kishte këtë unazë që nga shkurti i vitit të kaluar, në performancën në “BRIT Awards 2022”.

Adele dhe Rich u shfaqën publikisht së bashku për herë të fundit në ‘Superbowl’ në fillim të këtij muaji.

Edhe pse Adele tenton ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes, ajo e ka treguar hapur dashurinë që ka për Paul. Në muajin dhjetor, ajo i ka kushtuar të fejuarit një këngë teksa ishte duke mbajtur shfaqje në Vegas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *