Europa League, Lazio triumfon me spektakël golash, natë “JO” për Ronaldon me shokë

Lazio e ka filluar siç duhet edicionin e ri të Europa League, teksa do mposhtte 4-2 Feyenoord në shtëpi.

Lazio triumfoi në Olimipico me shifrat 4-1 ndaj hollandezëve të Feyenoord. Sfida për të besuarit e Mauricio Sarrit do futej në shinat e duhura që në minutën e katërt, pas golit të Luis Albertos. Goli i Felipe Anderson pas çerek ore lojë do i jepte qetësinë e duhur italianëve, që do gjenin edhe të 3-tin me Vecinon (30’).

Vecino do thellonte akoma më shumë rezultatin, ndërsa 2 golat e Gimenez do shërbenin vetëm për statistikë.

Manchester United pësoi disfatë 0-1 në shtëpi ndaj Real Sociedad.

“Djajtë e kuq” do tregonin dobësi që në pjesën e parë, pasi do godisnin portën vetëm një herë. Në minutat e para të fraksionit të dytë, spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol. Mendez mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, me portierin De Gea që nuk do mundtte dot të bënte asgjë.

As ndërrimet e trajnerit të United, Ten Hag nuk do i bënin derman skuadrës, me rezultatin që do mbetej i pandryshuar deri në fund.

 

Rezultatet, Europa League.

Conference League:

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *