“Është rast studimi”, deputeti nxjerr “sekretet” nga mbledhja e fundit e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka nxjerrë disa “sekrete” interesante nga mbledhja e fundit e ish-kryetarit Basha.

“Lulzim Basha është rast studimi, as nuk skuqet as nuk zverdhet”, është shprehur Sula.

Deputeti gjithashtu tha se në mbledhjen e fundit ku qëndruan gati 5 orë, Basha nuk debatoi me asnjë deputet por vetëm shkruante gjithçka që thoshin këta të fundit, madje ndonjeherë kërkonte që të flisnin më ngadalë në mëyrë që të kishte mundësi mos të ikte ndonjë fjalë.

Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë.  I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq, nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante. U kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim.

Më 12 mars kam folur 35 minuta në mbledhje dhe Basha vetëm shkruante dhe i mbajti shënime. Arsyeja se pse Basha ka mbajtur shënim në bllokun e tij, të gjitha fjalë nga data 7 mars deri në më 12 mars është që ai të jetë një bllok që do i dorëzohet Sali Berishës, kryetarit të përjetshëm të PD”, tha Sula. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *