Ervin Salianji, një nga ‘gardianët’ e selisë së PD/ Deputeti del me shkop bejsbolli në dorë… në tarracën e SHQUP-it

Protesta nisur sot për marrjen e selisë së PD-së, nga demokratët e Sali Berishës, hasi në një rezistencë të fortë, jo vetëm nga dyert e blinduara të instaluara me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, por edhe nga bashkërendimi i forcave me Policinë e Shtetit.

Por demokratëve të sjellë në oborrin e selisë së PD-së, nga ish-kryeministri Berisha, të cilët u munduan të futen me forcë në ambientet e ndryshme të zyrave, ju bë rezistencë nga brenda ambienteve, me gaz lotsjellës dhe me përdorimin e sendeve të forta.

Nga pamjet që tani po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket qartë se të gjithë personat pranë kryetarit Basha, kanë qenë të vendosur që të mos lëshojnë asnjë centimetër hapësirë nga ambientet e partisë.

 

Madje ka pasur edhe deputet të PD-së, të cilët kanë qenë të pajisur edhe me sende të forta, me gjasë për të mbrojtur partinë por edhe veten nga mësymja e demokratëve të Berishës.

Image

I tillë duket se ka qenë edhe deputeti Ervin Salianji, i cili është parë nga kamerat e televizioneve mbi tarracën e PD-së, duke mbajtur në dorë një shkop bejzbolli, së bashku me disa persona të tjerë që kanë dalë jashtë.

Ata kanë dalë mbi tarracë pas ndërhyrjes së policisë, pasi ishin duke u asfiksuar nga gazi që ata hidhnin kundër demokratëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *