“Energjia shitej me çmime të lira”/ Berisha akuza qeverisë: Paratë i ndanin me “Ballukët” e pushtetit

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneseve.

Duke iu referuar një raporti të KLSH-së, Berisha shprehet se qeveria zbraste digat e vendit dhe shiste energjinë me çmime të lira e më pas e blinte katër herë më shtrenjtë. Më tej ai shtoi se qeveria e shiste energjinë me çmim të ulët tek disa kompani që shërbenin si “sekserë”, të cilët më pas e rishisnin shumë herë më shtrenjtë, teksa diferencën e ndanin sëbashku.

“Biznesi i vogël, me taksën e plehrave e ka trefishuar. Nuk foli për energjinë zonja, e merrte me 60 lekë, ndërsa sot e mer me 220 lekë. Shqipëria falë nismës me HEC-et, prodhon 100% dhe teprojnë të paktën 2 miliardë kilovat orë. Megjithatë, këta rritën çmimin. KLSH ka kryer një akt shumë të përgjegjshëm, i kontrolloi. Gjeti se digat i zbraznin duke shitur me çmime të lira dhe blenin energji me çmim të dyfishtë dhe të katërfishtë. Pse e shisnin me çmime të lira. Jua shisnin sekserëve të vetë. Kompani shqiptare sekserë të vetë. Në emër të asaj liberalizimit.

Tani e rishisnin energjinë me 25 lekë në bursë në tregun ndërkombëtar. Paratë i ndanin me Ballukët e qeverisë. Janë prodhuar në vitin 2021, 9 miliardë kilovat orë. S’kishte nevojë përë asnjë lloj rritje çmimi, asnjë lloj krize. E shisnin me 5 lekë dhe më pas rishitej me 25 lekë. Bizneseve ju rriteshin çmimet, qytetarëve ju boshatiseshin xhepat. DUhen larguar nga pushteti pasi do i harrojnë ato që kanë bërë me ato që janë të aftë për të bërë në të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *