EMRI/ Plagoset me armë zjarri 23-vjeçari në Theth, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Thethit në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari Paulin Harusha është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Thethit.

Sipas uniformave blu në rrethana ende të paqarta, i riu duke lëvizur me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *