Eleminimi i biznesmenit/Artan Hoxha: Mos e gëzofshi sezonin ‘çuna’, vlera e jetës është ulur në koston e një karikatori AK-47

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka përcjellë komentin e tij në lidhje me ekzekutimin e Bledar Birçaj sot në Vlorë. Artan Hoxha shprehet se shqiptarët mezi po prisnin hapjen e sezonit turistik, por “çunat problematikë” e inauguruan me moton e vjetër “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”…

Statusi

WELCOME TO VLORË 2021

Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

Ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…

Bledar Birçaj ndërroi jetë në spitalin e qytetit, nga plumbat e marrë. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë, ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba. Birçaj ishte i shoqëruar në makinë edhe nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia.

I ndjeri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë, si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e ‘arrestit me burg’ me afat 45 ditë. Birçaj rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *