Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Publikohen pamjet kur autori largohet nga vendi i krimit

Vrasja e shqiptarit Aristidh Papas si duket ende nuk ka një autor dhe asnjë të dyshuar apo të shoqëruar.
Sipas disa fotove të cilat qarkullojnë nëpër media, autori i vrasjes së 32-vjeçarit është larguar në këmbë pasi e ka qëlluar me breshëri plumbash dhe ka hipur në një taksi.

Një detaj i cili mund të hedh dritë mbi ngjarjen është se e njëjta skemë është përdorur edhe në atentatin që shqiptarit iu bë më 26 shkurt 2021 nga ku Aristidh Papas arriti që të shpëtonte.

Sipas autoriteteve greke, autori i vrasjes kishte njohje me shqiptarin dhe se pak para se ai ta vriste kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin.

Viktima Aristidh Papas ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në shtetin helen dhe se policia e ka ende të vështirë zbardhjen e ngjarjes për shkak të të kaluarës së errët të shqiptarit, gjithashtu ai ishte anëtar i bandës në rrugën Aharnon në qendër të Athinës. Banda shpërndante lëndë narkotike në zonën e qendrës së kryeqytetit helen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *