Egnatia sfidon të kuqtë, Partizani i frikësohet surprizave të Duros

Egnatia dhe Partizani do të ndeshen në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Sfida e cila do të zhvillohet në Rrogozhinë, duke startuar nga ora 14:00 vendos përballë ish-trajnerin e të kuqve, Shpëtim Duron i cili është në krye të pankinës së Egnatias.

Partizani vjen me një eksperiencë të re mbi supe, pasi 4 nga lojtarët e të kuqve ishin pjesë e Kombëtares në takimin kundër Arabisë. Hadroj, Rrapaj, Skuka dhe Bitri janë stërvitur normalisht me ekipin i vetmi që do të mungojë për këtë takim është Mensah, që vijon të ketë probleme muskulore.

Statistikat mes dy ekipeve flasin totalisht në favor të Partizanit, pasi në 9 takime me rrogozhinasit numërojnë 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Sfida e fazës së parë ishte jo shumë e lehtë pasi Egnatia mori epërsinë në pjesë e parë, ku në të dytën të kuqt përmbysën shifrat në 2-1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *