Edhe pse u vaksinua me dy doza ‘Pfizer’, Ylli Mihali nuk gjeti shpëtim. Fizioterapisti i Kombëtares i dorëzohet Covid19

Covid19 po i merr jetën shumë personave dhe ‘zgjidhja’ e vetme që po na demonstrohet për të shpëtuar nga ky ‘përbindësh’ është vaksinimi.

Së fundmi po shohim shumë raste që edhe pse perdona të ndryshëm janë vaksinuar, madje me dy doza, nuk po i shpëtojnë Covidit.

Rasti më konkret është ky i ditës së sotme ku fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali, ka ndërruar jetë nga Covid19 në moshën 55-vjeçare dhe prej 2 javësh ishte i intubuar te Infektivi.

Mihali ishte i shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar por në ditët e fundit ai pati një përkeqësim Është bërë me dije se Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’, por nuk dihet nëse ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërron jetë fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali – A2 CNN

Ditën e sotme futbolli shqiptar është tronditur nga vdekja e fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali.  Disa ditë më parë Kombëtarja Shqiptare i dedikoi një fanellë Mihalit ku shkruhej:  “Forca ylli mos u dorëzo”.

Ylli Mihali ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares Shqipare për 30 vjet ku dhe ka shërbyer si fizioterapist, por nga shumë njihej dhe si njeriu miqësor dhe i urtë me të gjithë futbollistët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *