Ed Sheeran tregon kuptimin e veçantë pas emrit unik të së bijës

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn u bënë prindër të një vajze për herë të parë para 10 muajsh, të cilën e quajtën Lyra Antarctica.

I ftuar në një emision, këngëtari britani ka folur rreth eksperiencës së parë si baba. Artisti gjithashtu shpjegoi edhe kuptimin e emrit të bebushes që në fakt i habiti dhe u pëlqye nga të gjithë njëkohësisht.

Antarctica, tregon ylli i hitit ‘Shape of you’, ishte një zgjedhje si emër i mesëm për vajzën, pasi në fund të 2019 ai udhëtoi drejt Antarktidës dhe se ky ka qenë vendi kryesor në listën e dëshirave për të vizituar.

Ndërsa për emrin Lyra është shprehur se dëshironte t’i vendoste të bijës një emër unik.

“Kam kuptuar që për disa njerëz ky emër është i çuditshëm. Por gruaja ime quhet Cherry dhe mendoj se ajo është Cherry i vetëm që kam njohur në jetën time dhe doja që t’i vendosja asaj një emër unik

Dhe ne shkuam në Antartikë kur mbaru turneu im, sepse ishte gjithmonë në listën tonë. Shkuam atje në fund të 2019-s  dhe ishte vendi më i mrekullueshëm në tokë.

Idjea ishte se ne po prisnim që të kishim fëmijë, por thamë që duhet të shkojmë një herë në Antartikë para se të bëhemi me fëmijë, sepse nuk mund t’i marrim të vegjlit atje, kështu që do e marrim me vete vajzën kur të rritet”, ka treguar Ed Sheeran.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *