E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika mes të rinjsh, vdes njëri vëlla, tjetri në gjendje të rëndë

Një sherr me thika me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Mësohet se të lënduarit janë dy vëllezër. Njëri ka ndërruar jetë e tjetri është në gjendje të rëndë.

Sherri ka dyshime se ka ndodhur pas zënkës mes disa të rinjve.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *