E rëndë/ Aksident në aksin Fushë-Krujë, 5 persona të plagosur, mes tyre foshnja 10-muajshe (Video)

Seria e aksidenteve të njëpasnjëshme vazhdon të përgjakë rrugët e vendit tonë. Paraditen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të Larushkut. Mësohet se tre makina, një “Benz”, një “Opel” dhe një “Fuoristradë” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si rrjedhojë është plagosur një familje: M. Doçi (femër), E. Doçi dhe E. Doçi, të cilët udhëtonin në mjetin tip “Opel”.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura edhe dy gra të cilat ishin në mjetin “Benz”, V. dhe A. Hajdini. Nga informacionet e deri tanishme, mësohet se në mes të lënduarve është edhe një foshnje 10 muajshe (E. Doçi). Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonte mjeti tip “Benz”, duke bërë që ai të godasë nga pas mjetin “Opel”, ku udhëtonte familja Doçi. Sipas dëshmitarëve, njëra nga gratë e plagosura ka ndenjur e shtrirë për më shumë se gjysmë ore, duke pritur ambulancën nga Kruja, pasi Fushë Kruja ka vetëm një autoambulancë, e cila ka dërguar te Trauma foshnjën. Aksidenti ka shkaktuar radhë mjetesh në këtë aks rrugor, që është një nga më problematikët sa i takon aksidenteve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *