E mbani mend? Këngëtarja e njohur rikthehet me një rrëfim për jetën e saj

Shota Baraliu është këngëtarja dhe aktorja nga Kosova, që dikur bëri shumë “zhurmë” me karakterin e saj pa komplekse. Ajo ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dhe në një lidhje me Skype për emisionin “ABC e Mëngjesit” tregoi se aktualisht është trajnere fitness-i.

Më tej, e pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është ‘single’. Ajo me shaka ka thënë se ka disa kritere për partnerin e saj, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.

“Dua të jetë më i ri se unë. Bëj shaka, se kur vjen një mashkull që dua nuk i shikoj këto. Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam se unë jam një njëri i thjeshtë me tre punë. Unë dua të jetë mesatar se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *