‘E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio’/ Ndjekësja akuzon Alketën për vjedhje, nis ‘sherri’ në Instagram (Foto)

Moderatorja Alketa Vejsiu është ‘përplasur’ me një ndjekëse në rrjetin e saj Instagram.

‘Sherri’ mes tyre ka filluar pasi Alketa ka disa foto nga Londra, ku ndjekësja i shkruan se e ka bërë rrugën për Londër si ‘Kombinat- Kinonstudio’ dhe e akuzon për vjedhje.

“E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat,” ka komentuar ndjekësja.

Nga ana tjetër, Alketa ka reaguar duke i shkruar se lekët i deklaron të gjitha dhe se ka 10 punë me të cilat merret.

“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet të vjedhë njeriu që të jetojë?”, ka shkruar ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *