“E di ai sa shumë e dua”/Deklaratë dashurie nga Nevina për të dashurin e saj

Është treguar gjithmonë  shumë e rezervuar për  jetën e saj  private duke mos pranuar asnjëherë të flasë e të komentohet në rrjet për lidhjen e saj të dashurisë me Arbër Myftarin, juristin me të cilin ka disa vite bashkë.

Gjatë puntatës  së fundit të “E diell”, Nevina nuk i  shpëtoi dot pyetjes  për Arbrin. Asaj iu kërkua të bënte një deklaratë publike ndaj Arbrit dhe moderatorja u vendos në siklet.

“E di ai sa shumë e dua”, tha Nevina dhe shtoi se për herë të parë po thotë emrin e personit, pra Arbrit, prandaj kaq mjafton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *