“E dashur Vlera…”/ Arbër Hajdari i dedikon fjalët më të ëmbla partneres së tij në ditën e dasmës

Ditën e sotme, Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Dasma erdhi pas 5 vitesh njohje e dashuri me bukuroshen që i kishte rrëmbyer zemrën.

Ndërsa pak minuta më parë, Arbri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me këtë ditë të shënuar për të.

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”, ka shkruar Hajdari.

Kujtojmë se në dasmën e Arbrit morën pjesë emra të njohur të ekraneve shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *