“Dy të tretat Angela Merkel dhe një e treta Margaret Thatcher”, kush është gruaja që për herë të parë kandidon për presidente në Francë

Partia opozitare e djathtë e Francës ka zgjedhur një kandidate femër për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm për herë të parë në historinë e saj.

Valérie Pécresse doli fituese pas dy raundeve të votimit nga anëtarët e Les Républicains që papritur panë favoritët, duke përfshirë “Monsieur Brexit” Michel Barnier të eliminuar në votimin e parë javën e kaluar.

Pécresse tani përballet me një luftë të vështirë për t’u imponuar në fushatën presidenciale, me zgjedhjet pak më shumë se katër muaj larg, më 10 prill. Ndër rivalet e saj do të jetë kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, kandidatja e partisë Socialiste që është prapa në sondazhe dhe me të cilën Pécresse është përplasur rregullisht për vendimet e bashkisë.

 “Për herë të parë në historinë e saj, partia jonë do të ketë një kandidate femër për zgjedhjet presidenciale”, tha ajo. “Midis presidentit që po largohet dhe meje, ka një ndryshim në natyrën tonë. Emmanuel Macron ka një obsesion, që është të kënaqë. Unë, kam vetëm një pasion, që është të bëj”, u shpreh ajo.

“E djathta republikane është kthyer… ne do t’i kthejmë vendit tonë unitetin, dinjitetin dhe krenarinë e tij”, tha Pecresse.

Pécresse, 54 vjeç, është aktualisht presidente e këshillit rajonal tëw Île-de-France, i cili përfshin Parisin. Ajo shërbeu si ministre e buxhetit dhe ministre e arsimit të lartë gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy 2007-12.

Pécresse, e cila e ka përshkruar veten si “dy të tretat Angela Merkel dhe një e treta Margaret Thatcher”, kishte argumentuar se ajo ishte kandidatja me përvojën dhe rëndësinë për të përballur Macron. Si ministre e Arsimit, ajo u përball me protesta të gjata në rrugë dhe protesta në universitet për të detyruar reformat në arsimin e lartë. Një ish-ministre e buxhetit, ajo deri më tani ka qenë pro-evropiane dhe e moderuar; ajo premton të fokusohet në ekonomi dhe në ndërtimin e konsensusit nëse do të arrijë në Pallatin Elysee dhe është zotuar të rrisë pagat dhe t’i japë fund javës maksimale 35-orëshe të punës.

Valerie Pecresse
Partia e qendrës së djathtë për herë të fundit kishte si president Nicolas Sarkozy. Sipas sondazheve aktuale, nuk është e sigurt që republikanët do të arrijnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në prill 2022.Për momentin, favorit është presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili me shumë gjasa do të kandidojë sërish. Populistja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen është aktualisht në vendin e dytë në sondazhe.

Valerie Pecresse

Zgjedhja e Pecresse si kandidate e republikanëve konsiderohet surprizë. Midis pesë kandidatëve ishin ish-negociatori kryesor i BE-së për Brexit, Michel Barnier dhe Xavier Bertrand, president i këshillit rajonal të Hauts-de-France.

Pecresse është aktualisht presidente e këshillit rajonal të rajonit Ile-de-France.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *