Dy ish-banorët rikthehen në BBV? Ja çfarë do të ndodhë sonte

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe personazhet jashtë saj tërheqin një vëmendje të madhe për publikun e padyshim që Arbana Osmani si drejtuese e këtij reality-show nuk mund të mungonte. Tani që jemi kaq pranë finales çdo postim shihet me një sy shumë kritik për të zbuluar më shumë për natën e madhe finale.

Pak minuta më parë me anë të një postimi në Instastory, prezantuesja ka treguar një foto të dy finalistëve të edicionit të parë rë ‘Big Brother VIP Albania’, Ilir Shaqirit dhe Donald Veshaj e ajo çfarë na ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi:

“Gjejeni çfarë… Sonteeee”

Duket se sonte do të ketë një surprizë për banorët e BBV, ku dy protagonistët e “Big Brother Vip 1′ do të rikthehen në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *