Dy gola i japin triumfin e parë “tulipanëve” në Botëror

Hollanda e zgjidhi ashtu siç duhet ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit, teksa për 3 pikët në Doha ndaj Senegalit iu fal 23-vjeçarit Cody Gakpo dhe Klassen (0-2).

Të parët që rrezikojnë portën e kundërshtarit janë afrikanët me Sarr, por topi nuk përfundoi në rrjetë. Sërish sulmuesi i Watford, Ismaila Sarr mbeti rrezik konstant për kuadratin e mbrojtur nga Noppert, pasi në të 25-tën mund të zhbllokonte shifrat nëse Van Dijk nuk do ishte i vëmendshëm për të larguar sferën.

Tulipanët përfunduan fraksionin e parë në sulm, Berghuis nuk doli dot në konkluzion të saktë. Pjesa e dytë ishte mjaft e ashpër dhe agresive nga të dyja skuadrat, sakaq pati ndalesa të shumta të lojës edhe për shkak të ndërrimeve.

Ekipi i Van Gaal vuajti shumë në ofensivë, pasi në 45 minutat e dyta e kishte të vështirë të çante përpara dhe për të provuar t’i afrohet golit. Gjithsesi, për golin do mendonte Cody Gakpo i PSV, realizim perfekt me kokë pas asistit të De Jong (84′). Në fund erdhi edhe goli i Klassen.

Në ndeshjet e radhës të grupit A, Senegali do synojë fitoren ndaj Katarit, ndërsa Hollanda sfidon Ekuadorin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *