Dua Lipa përmend Ismail Kadarenë gjatë fjalimit të saj në “Booker Prize”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Ajo ka mbajtur një fjalim në “Booker Prize 2022”. Artistja theksoi se leximet dhe shkrimet cilësore i bëjnë njerëzit që të ndihen akoma edhe më mirë. Jo vetëm kaq por këngëtarja u sigurua që edhe të përmendë shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare.

Ajo u ndal te librin i tij “Kështjella”, transmeton ‘Telegrafi’. “Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri”, u shpreh Dua Lipa.

“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, obsesionet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot”, vijoi ajo.

Këngëtarja shtoi se shkrimet e Kadaresë e kanë ndihmuar artisten që “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës”. “Mësova për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë për njohjen ndërkombëtare për pavarësinë tonë sot. Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, përfundoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *