Prej disa kohësh përflitej për një largim të Drini Zeqos nga Tv Klan, ku prej shumë vitesh ishte pjesë e redaksisë së lajmeve si gazetar dhe spiker, por edhe pjesë e stafit të “Opinion”. Gjithsesi duket se lajmi ka qenë i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Zeqo ditën e sotme me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram. Bashkangjitur me një “selfie” të tijën, ai shkruan “vjen së shpejti”, dhe duke treguar se edhe ku do ta shohim, në A2CNN.
Mendohet se Drini do të prezantojë programin e mëngjesit në këtë televizion, pozicion që deri sezonin e shkuar e mbante gazetari Blendi Salaj, por që tashmë këtë të fundit e shohim në emisionin e mëngjesit “Wake Up”. Nga ana tjetër Drini i bashkohet Aulona Mingës, në moderimin e emisionit të mëngjesit, me të cilën postoi edhe një foto pak ditë më parë, duke u përgatitur për nisjen e programit.