Dosja ‘Babale’/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD Ervin Salianji

Është shtyrë seanca gjyqësore nga Gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’ të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji. Shkak është bërë mungesa e avokatit i Geron Xhafës, me pretendimin se ishte në një varrim.

Mësohet se gjyqi i radhës do të mbahet më 9 nëntor ora 14:00.

Ndërkohë, pas shtyrjes së seancës, në një prononcim për mediat Salianji tha se shtyrja është e qëllimshme duke shtuar se kjo çështje duhet të përfundonte me shpejtësi.

“Është në pritje dhe çështja tjetër. Sot u gjet një arsye, po themi nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për të shtyrë seancën në publik. Dua të theksoj, që ditën e parë që u bë denoncimi, ai që ka bërë akuzën dhe sot jam në gjykatë, ka kryer të bëjë dënimin e tij me burg, Prokuroria dhe drejtësia e komanduar s’ka bërë hetim për trafikun e drogës, por ka bërë paçavure dhe akuzon gazetarin dhe mua. Mendoj se drejtësia duhet të jetë më e shpejtë dhe më e vendosur. Duhet t’i paraprije situatave dhe jo të mbetet siç e patë. Di që kjo çështje e nxjerr me shpejtësi para kohe duhet të përfundonte me shpejtësi. Dyshimet e mia janë se çështja mos të rishortohej. Fakti që është hedhur një short, dhe trup gjykues, s’ka nevojë që të jetë avokati. Se është prokuroria që është aty. Ne presim drejtësi të shpejtë. Për të gjithë ata që thonë se e quajnë presion pjesëmarrjen e deputeteve të opozitës nuk është presion, por inkurajim për drejtësinë. S’ka asgjë tjetër opozita përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione”, tha Salianji.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *