Dojna Mema e zhgënjyer nga mediat, por jep lajmin e mirë

Moderatorja Dojna Mema ishte për herë të fundit prezantuese e “Big Brother Fan Club 1”, ndërsa mori më vonë një pushim të gjatë.

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Nolan Sol dhe ia ka dedikuar kohën më të madhe djalit të saj. Mirëpo, përkushtimi ndaj të birit nuk është e vetmja arsye që e ka mbajtur Dojnën larg ekranit.

Në një “intervistë virtuale” me ndjekësit në Instagram, moderatorja ka treguar se është e zhgënjyer nga mediat shqiptare, pasi asnjë program nuk është stimulues. Megjithatë, ajo premton se së shpejt do ta shohim në ekran me një program siç i ka hije Dojnës.

“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshironi të më shihni”– tha Dojna.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *