Do fërkoni sytë! Befason Fjolla Morina shfaqet si kurrë më parë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shfaqur në rrjetet sociale apo në daljet e saj publike, gjithmonë shumë provokuese dhe me veshje mjaft seksi.

Por me postimet e bëra së fundmi në “Instagram”, Fjolla i ka habitur të gjithë, pasi shihet krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.

Si rrallëherë këngëtarja është shfaqur e mbuluar me shami. Bashkëngjitur fotos së postuar, Morina ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë bësimtarët. Amin”, shkruan këngëtarja në “Instastory”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *