Dita e 33- të e luftimeve/ Inteligjenca ukrainase: Putin po përpiqet të krijojë Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë

Në ditën e 33 të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se kanë zmbrapsur  pesë sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Përditësimi i forcave të Ukrainës:

Forcat ukrainase po vazhdojnë të bllokojnë trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja.

Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë.

Forcat ruse gjithashtu pësuan viktima, thuhet në raport Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 avionë, 1 helikopter dhe 2 UAV.

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, thotë se Rusia po përpiqet të “krijojë Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”. Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi kur tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë një fjalimi në Jerusalem.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *