Diola dhe Xhonatan çift? Nisin aludimet pas këtyre fotove

Ndër çiftet potencial që u prit të krijohen në “BBV” ishte edhe Diola Dosti dhe Xhonatan Islami. Dyshja kuptoheshin shumë mirë më njëri-tjetrin, mirëpo vetë Diola u shpreh se me Xhonin mund të kishte vetëm miqësi.

Mesa duket jashtë “BBV” gjërat paskan ndryshuar. Së fundmi, mdoeratori Ronaldo Sharka ka evidentuar që dyshja kanë frekuentuar mbrëmjen e djeshme të njëjtin vend.

“Diola në të njëjtin vend me Xhonatanin eee? Po fluturoje me parashutë? Ju kapa mat,”-shkruan Sharka krahas postimeve të tyre në Instastory që vërtetojnë që po kanë qenë në të njëjtin vend.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *