Dinamika e vrasjes që tronditi sot Kamzën/ Kariqi po pinte kafe me një femër para atentatit, në makinë ju gjet një…    

Një atentat me armë zjarri ndodhi rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje në Kodër Kamëz. Viktimë e plumbave mbeti Can Kariqi ose Karçini i moshës 30-vjeçare, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip “Golf 5” me ngjyrë gri, me traga gjermane, në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Kariçi është qëlluar brenda në makinën e tij me targa të huaja me një armë zjarri pistoletë silenciator. Në automjetin e viktimës, grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Kariçi lëvizte i armatosur kjo për faktin se siç duket, ai i druhej një atentati të mundshëm.

Sipas hetuesve, atentati dyshohet se ka lidhje edhe me vrasjen e dy të rinjve në zonën e “Astirit” në nëntor në Tiranë, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, me të cilët Kariçi flitet se kishte njohje.

Dinamika e vrasjes

30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij dhe më gjatë ka qëndruar me një femër me të cilën konsumoi një kafe, ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip “Golf 5” me targa të huaja, rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje.

Nga dëshmitarët e ngjarjes, thuhet se fillimisht ka pasur një komunikim të vogël verbal mes viktimës dhe autorëve.

Dyshohet se vrasja është kryer me silenciator pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip “Audi”.

Kjo makinë u gjet e djegur së bashku me armën e krimit brenda, në zonën e “Institutit Bujqësor” në Kamëz, pak minuta pas vrasjes. Policia ngriti menjëherë si në ç rast të tillë, pika kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës dhe Kamzës, për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Viktima me precedent penal

30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të “RENEA”-s për armëmbajtje pa leje.

Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit.

Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Kariqi ishte person me precedent penale, për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë në vitin 2018 u arrestua edhe për një plagosje me thikë.

Mendohet se e shkuara e 30-vjeçarit është shkak i ekzekutimit të sotëm. Edhe pse vrasja e Can Kariçit është kryer në një zonë mjaft të banuar, aty nuk kishte  kamera sigurie.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *