Deti mbulohet me gjak/ Droni kap pamjet barbare nga ishujt Faroe të Danimarkës

Gjuetarët në Ishujt Faroe kanë vrarë 175 balena, duke e kthyer detin të kuq për shkak të gjakut, pasi anijet i tërhoqën kafshët drejt bregut ku burrat prisnin në  me grepa, thika dhe shtiza. Një person i armatosur madje gjuajti me një armë gjahu drejt një droni, i cili u dërgua nga ambientalistët e ‘Sea Shepherd’ për të dokumentuar masakrën, të njohur si Grindadrap ose Grind në gjuhën faroese.

Opinioni i banorët të ishullit Faroe, është i ndarë në lidhje me ‘ritualin’ Grind, por shumë i nxisin mediat e huaja dhe OJQ-të të respektojnë kulturën e tyre tradicionale ishullore ku peshkimi mban një vend qendror dhe i gjithë mishi i balenës ruhet për ushqim. Sea Shepherd thotë se praktika, e cila ka vrarë më shumë se 6,500 balena dhe delfinë gjatë dekadës së fundit, është e padurueshme dhe ‘barbare’.

Në orët e hershme të së Dielës, një anije u vu re në brigjet afër qytetit të Vestmanna, dhe qëndroi gjatë gjithë natës në arkipelagun danez. Gjuetarët morën mjetet e tyre vrasëse, grepat, shigjetat dhe thikat, ndërsa me ngut u shpërndanë në rreth 20 anije, të cilat u nisën me shpejtësi për të mbledhur balenat drejt plazhit në Leynar. Aty vranë 52 balena. Por disa orë më vonë, një tjetër tufë me balena u pikas në brigjet e jugut dhe ekuipazhet lundruan për t’i drejtuar drejt qytetit të Hvannasund, ku 123 balena u therën nga një gjuetar që i priste në plazh.

Pamjet e dronit të shkrepura nga Sea Shepherd tregojnë një anije e cila lufton me një grup balenash të mbetura në përpjekje të dukshme për t’i cuar ato deri në breg. Droni zbret për t’iu afruar anijes, duke treguar balena të rraskapitura që rrotullohen rreth e rrotull ndërsa motori i anijes bucet pranë tyre.

Ndërkaq, një person me një pushkë qëllon në drejtim të dronit, dhe fotografitë e zbuluara më vonë tregojnë se plumbat kishin lënë vrima në dron, por për fat të mirë ishte në gjendje të kthehej te ambientalistët të cilët arritën të marin pamjet e filmuara. ‘Pamja e dronit në qiell mbi ujë ngriti qartë zemërimin e njërit prej faroesve (grindamaður), cili drejtoi një armë gjahu drejt dronit dhe qëlloi të paktën një herë ndërsa qëndronte në mes të turmës. ‘Droni u godit dhe u dëmtua në disa vende, në njërën nga fletët e rotorit dhe një plumb kaloi drejtpërdrejt në qendër të dronit. Pavarësisht kësaj, dhe me një plumb të ngulitur në dron, piloti menaxhoi situatën me shumë aftësi dhe arriti ta conte përsëri mbi gji për të marrë pamjet.’ Sea Shepherd tha se ata kishin raportuar incidentin në polici që po heton të shtënat.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë vepruar në Faroes që nga fillimi i viteve 1980, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër Grind me anijet e tyre. Sidoqoftë, në vitin 2015, ndryshimet në legjislacion parandaluan që çdo anije e Sea Shephed të ndërpresë gjuetinë, dhe kështu nisi një ekuipazh me bazë në tokë për tu përballur me Grind dhe duke dokumentuar atë me fotografë të vendosur në breg dhe dronë në ajër.

Robert Read, shefi operativ në Sea Shepherd, tha: “Grindadráp është një relike barbare e një epoke të kaluar. Një gjueti e panevojshme e qindra balenave dhe delfinëve që duhet të kishte përfunduar një shekull më parë, e cila nuk është e nevojshme për të ushqyer askënd në ishujt.”

/Burimi DailyMail/përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *