Detaje nga vrasja në Tiranë/ E shkuara penale e viktimës, transportonte kokainë drejt Europës dhe Amerikës Latine. Si u lirua nga burgu para një viti?

Konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike pas mesnate, duket se ka nisur në një market në Tiranë Dyshohet se viktima, Jurgen Duka, bashkë me shokun e tij, O. D., kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar.

Ky i fundit ka qëlluar me armë ku ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Duka, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Vrasja me armë zjarri ka ndodhur pranë rrugë Irfan Tomini, dhe dyshohet se 29-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve. Vetëm disa muaj më parë, në korrik të 2020, viktima ishte arrestuar si pasojë e një operacioni që ishte zhvilluar nga policia italiane, ku u godit një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. 14 persona u arrestuan në Itali, ndërsa 2 në Tiranë, njëri ndër ta ishte dhe vitima Jurgen Duka.

Kjo është skema se si kokaina çohej në Itali nga Amerika Latine, heroina nga Europa Veriore dhe marijuana nga Shqipëria. Dy shqiptarët Elson Hysenbelliu dhe Jurgen Duka kishin rolin kyç në dërgimin e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Ata gjithashtu dyshohet se ndihmonin edhe shpërndarjen e kokainës me doza të vogla, nëpërmjet shqiptarëve të tjerë në zonën e Bolonjës dhe Emilia Romanga.

Në 5 muaj ky grup kriminal mendohet se ka trafikuar 160 kg kokainë në Itali. Aktivitetin ky grup kriminal e ka nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja dhe Jurgen Duka e Elison Hysenbelliu pritej të ekstradoheshin në Itali, por megjithatë mister mbetet lirimi i tij nga burgu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *