Dëmtohet Lukaku, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Inter nuk do e shoh sulmuesin Romelu Lukakun deri në fillimet 2023. Nëse Inzaghi është dorëzuar në këtë pikë, vijon të shpresoj Roberto Martinez. Trajneri i Belgjikës theksoi se Lukaku është i pazëvendësueshëm, nëse nuk ia del janë të detyruar të ndryshojë skemë dhe filozofi, sigurisht kjo nuk është e lehtë pak ditë përpara startit të Botërorit.

Lukaku

Lukaku ka fluturuar drejt Belgjikës për tu vizituar nga mjekët e përfaqësueses. Në fund të kësaj jave, ose me fillimin e javës pasuese, Lukaku do t’i nënshtrohet të tjera ekzaminimeve, për të kuptuar më qartë kohën e rikuperimit.

Lukaku

Belgu pësoi një tjetër dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë, edhe në rastin me optimist, nëse dëmtimi nuk është i rëndë, Lukaku e ka mbyllur me Inter për këtë vit, por në këto kushte, jo në formën e duhur fizike, edhe prezenca e tij në Botëror është në dyshim shumë të fortë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *