Dëmtimi i tij trembi të gjithë tifozët e Gjermanisë, trajneri i Dortmund tregon gjendjen e Marco Reus

Marco Reus i trembi të gjithë tifozët e Gjermanisë në derbin me Schalke, teksa pësoi një dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy. Fillimisht u mendua se sulmuesi 33 vjeçar i Dortmund rrezikonte pjesëmarrjen në Botëror, por mesa duket ylli i njohur nuk do të mungojë në Katar.

Trajneri i Dortmund, Edin Terzic ka treguar për situatën aktuale të tij.“Ai duhet të kthehet në stërvitje javën e ardhshme. Fatmirësisht, dëmtimi i ligamentit të gjurit nuk është aq serioz sa kishim frikë në fillim” – Tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *