“Demokratët të njohin mirë ty dhe bëmat e tua”, Basha reagon ndaj akuzave të Ilir Metës!

Gjatw njw konference pwr mediat, Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar në Gjermani, me lot në sy që ai të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Kjo për faktin sipas Metës, pasi ai kishte thirrur një protestë më datën 8 qershor, në të cilën ishte parashikuar se do të kishte dhunë dhe konflikti mund të përshkallëzohej.

Meta shtoi se Basha i ka kërkuar anulimin e dekretit me qëllim zbutjen e revoltës popullore, pasi mund të percipitonte në dhunë të ashpër, për të cilën Basha do të ishte përgjegjës si dhe i shërbente Edi Ramës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas akuzave të presidentit Meta ndaj kryedemokratit Basha. PD në një deklaratë shprehet se demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”– shkruhet në deklaratë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *