Del në dritë e shkuara e vështirë e Johnny Depp! Nëna ushtronte dhunë dhe e…

Dokumentet e sapo zbuluara të gjykatës tregojnë se Johnny Depp u braktis nga nëna e tij “e keqe” kur ishte adoleshent.

Në 1981 dokumentet gjyqësore, të cilat deri tani ishin varrosur në arkivat e gjykatës, kanë dalë në dritë për të realizuar një dokumentar mbi të shkuarën e aktorit të njohur. Paul Barresi ka mbledhur të dhëna që flasin për jetën familjare në fëmijëri dhe adoleshencë të yllit kinematografik.

Sipas tyre prindërit e Johnny kanë hedhur kërkesë për divorc më 1978-ën, dhe në deklaratat e përfshira aty, nëna e tij, Betty është shprehur e prerë mbi faktin që i biri, asokohe 15 vjeç ishte i aftë për punë dhe mund të mbante veten megjithëse ishte nën moshë.

Por në intervista, aktori ka pikturuar një pamje tjetër. Ai filloi të përdorte drogë në moshën 11 vjeçare, braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeç për t’u bërë muzikant dhe në 1980 filloi të luante kitarë në një grup të quajtur The Kids, duke lëvizur në Los Angeles dhe duke kaluar muaj duke jetuar në një makinë. Roli i tij i parë i aktrimit erdhi në 1984 “Një makth në Elm Street” pasi takoi Nicolas Cage.

Ai qe i varur për shumë kohë nga droga dhe kur ka folur për këtë temë në intervista është shprehur që droga ishte mënyra si ai i largohej problemeve në familje.

Depp ka pranuar se është dhunuar sistematikisht nga e ëma në forma të rënda fizike dhe psikologjike, por gjithsesi kur arriti të merrte rrogën e parë të madhe, i dhuroi asaj një shtëpi me një fermë. Johnny deklaroi se është ndjerë shumë keq dhe fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e lumtur, ndërsa të ëmën e quan monstër dhe nuk e vuajti aspak vdekjen e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *