Deklarata e aktorit të njohur: Granit Xhaka s’ka lexuar asnjë libër në jetën e tij

Granit Xhaka është kthyer në kryefjalë të mediave që pas ndeshjes Serbi-Zvicër. Gjesti i tij në fushën e lojës është komentuar shumë, ku publiku është ndarë në ata që e mbështesin dhe ata që e kritikojnë për atë veprim.

Së fundmi, ka qenë aktori nga Kosova, Basri Shala i cili është shprehur se Xhaka nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e tij.

“E mendojnë që Granit Xhaka që është akademik, ka mundësi që ai nuk e ka lexuar asnjë libër në jetën e tij”-tha aktori.

Basri Shala madje ka dalë edhe në mbrojtje të aktivistes Zana Avdiu, e cila më herët u shpreh se Xhaka është një rrugaç për shkak të gjestit që bëri në ndeshjen Serbi-Zvicër.

“Ai është mjeshtër i futbollit. Le ta gjykojnë për atë. Zana ka të drejtë me menduar ashtu sepse edhe unë mendoj”, tha Shala në “Libero”.

Gjatë ditës së djeshme kujtojmë që aktivistja nga Kosova Zana Avdiu ka bërë një sqarim lidhur me deklaratën e saj për Granit Xhakën. Teksa tha se është “rrugaç”, feministja theksoi se nuk e kishte me futbollistin por me gjestin e tij.

“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, u shpreh ajo për “Pressing”.

“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, vijoi ajo më tej.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *