Dasëm për herë të dytë? Armina Mevlani shuan kuriozitetin

Moderatorja e njohur Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha, nisën muajin e mjaltit pak pas dasmës. Kështu u shprehën koleget e saj të emisionit ‘Goca dhe Gra’ në puntatën e kaluar. “E kemi çuar në muaj mjalti Arminën”– u shprehën moderatoret.

Mirëpo Armina Mevlani u rikthye këtë puntatë në ‘Goca dhe Gra’, ku zbuloi më shumë detaje rreth pushimeve të ëmbla që kishte kaluar me partnerin e saj. Blogerja tregoi se ajo dhe Shkëlzen Berisha kishin përvejtorin e lidhjes, të cilin e festuan në të njëjtin vend ku nisi gjithçka.

“Nuk isha në muaj mjalti se ai është një muaj, as javë, ishte një fundjavë, u rikthyem në atë identitetin e lidhjes tonë se kishim edhe përvjetorin. Shkuam prapë në të njëjtin vend, shkëmbyem ato premtimet, bëmë edhe një set fotografik që do ta ndaj së shpejti. Duhet të riktheheshim aty se kjo e Tiranës ishte shumë e madhe, doja diçka më intime”- u shpreh Armina, e cila e pyetur nga koleget e saj nëse do të ketë ceremoni tjetër në Itali, u përgjigj me “Jo.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *