Dalin fotot e shtëpisë ku Bill Gates bënte pushime me ish-të dashurën ndërsa ishte i martuar

Faqja Airbnb ka zbuluar fotot nga shtëpia bregdetare e Karolinës së Veriut, vendi ku Bill Gates kalonte një fundjavë në vit me ish-të dashurën e tij Ann Winblad, ndërkohë që ishte i martuar me Melinda Gates.

Shtëpia është me 3 kate dhe ka 4 dhoma dhe 2 tualete. Por mbresëlënëse është pamja nga oqeani. Ndërsa për të shkuar në bregdet, kalohet në një shteg privat. Shtëpia e njohur si Castle Sween jepet me qira, dhe një natë kushton 600 dollarë. Airbnb e vlerëson si një tërheqje mbretërore.

Marrëdhënia e Bill me Winblad doli në pah këtë javë, pasi ai dhe bashkëshortja tij deklaruan zyrtarisht se do të divorcoheshin pas 27 vitesh dhe tre fëmijë së bashku.

Bill, 65 vjeç dhe Winblad, 70 vjeç, u lidhën bashkë në vitet ’80, por u ndanë në 1987, vitin kur ai u takua me Melindën.

Pasi Bill dhe Melinda u martuan, ata arritën një marrëveshje së bashku. Ai mund të kalonte 1 fundjavë çdo vit me Winblad, dhe Castle Sween ishte shtëpia ku ato qëndronin.

Airbnb zbulon disa foto të pjesës së brendshme të kësaj parajse të vogël.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *