Cristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, personi i parë që kalon shifrën e ndjekësve në Instagram

Sulmuesi i Manchester United dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord pasi numri i njerëzve që e ndjekin në Instagram ka arritur në mbi 500 milion. Ai është personi i parë që e ka arritur këtë sukses.

Sulmuesi portugez u bë personi më i ndjekur në Instagram kur arriti në 237 milion ndjekës në shtator të vitit 2021. Në shkurt të vitit 2022 ai arriti në 400 milion dhe në vetëm 9 muaj Ronaldo krijoi një tjetër rekord.

Rekordi i fundit i Ronaldos nuk ishte aspak befasi. Ylli portugez ka qenë qendra e vëmendjes kohët e fundit. Të shtunën, ai dhe Lionel Messi pozuan së bashku në një tabelë shahu dhe fotografia u bë menjëherë virale.

Postimi i Ronaldos në ‘Twitter’ ka mbledhur më shumë se 1.6 milion pëlqime.

Superylli portugez gjithashtu bëri bujë gjatë gjithë javës së kaluar, pasi u shfaq në një intervistë me Piers Morgan. Ai drejtoi sulme ndaj pronarëve të Manchester United, menaxherit Erik ten Hag dhe legjendës së klubit Wayne Rooney.

Mbrëmjen e së dielës, efekti i mbulimit masiv mediatik në aktivitetet e Ronaldos u pasqyrua edhe në ndjekjen e tij në ‘Instagram’. Ndërsa Ronaldo mbetet personi më i ndjekur në aplikacion, rivali i tij prej kohësh Messi, mbetet i dyti më i ndjekuri me 376 milion.

Dy futbollistët ikonë janë sportistët e vetëm në top 10-shen e njerëzve më të ndjekur në ‘Instagram’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *